Lajmi i fundit

LIVE/ Strukturat e PD takim në Bulqizë

SYRI TV/ 'Mollët nuk po shiten, nuk ka treg': Fermerët në Devoll presin pemët

14:17, 21/02/2023
A+ Aa A-

Fermerët e fshatrave të Devollit po detyrohen të presin dhjetëra hektarë pemë me mollë për shkak se po falimentojnë prej mungesës së tregut. Përveç këtij problemi, një pjesë e prodhimit u dëmtua nga breshëri i vitit të kaluar dhe sipas tyre, shteti nuk i dëmshpërbleu për dëmin që iu shkaktuan.

Nga SYRI TV

Një pjesë e fermerëve në fshatrat Progër e Mançurisht të Devollit kanë hequr dorë nga kultivimi i mollëve, duke i prerë pemët. Pothuajse në çdo banesë fermeri shikohen grumbuj me dru molle të prera.

Fermerët e zonës u shprehën se po heqin dorë nga kultivimi i mollëve, duke prerë dhjetëra hektarë me pemë, pasi nuk po nxjerrin fitime.

Ata shprehen se breshëri ua ka dëmtuar prodhimin dhe nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim nga shteti. Fermerët shprehen se prodhimi i vitit të kaluar dështoi duke dalë me humbje. Ndërsa një tjetër problem për ta është edhe mungese e tregut.

Një pjesë e mollëve janë kalbur duke u hedhur në kanal, ndërsa të rinjtë kanë braktisur fshatin duke ikur në emigrim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ky popull tashm ha bar, 'i do mollt21/02/2023 14:52

Treg ka por është mbushur me mall importi. Kështu që fermerët e Devollit janë të lutur të mos harxhojnë më para kot, por të shpopullohen me lezet, të emigrojnë në Greqi te ndonjë efendiko e të punojnë atje në tokat e tyre.

Shto koment

Denonco