Deputetja e VV: Takimi i Vlora Çitakut me McGonigal, kur nisën diskutimet për shkëmbime territoresh

21:10, 20/02/2023
A+ Aa A-

Arbëreshë Kryeziu Hyseni, deputetja e Vetëvendosjes, denoncon nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitaku se ka patur takime të vazhdueshme me Charles McGonigal.

Në një lidhje me skype nga Prishtina për Çim Peka Live, deputetja e VV tha se takimet e Çitakut me McGonigal janë bërë kur nisën diskutimet për shkëmbimin e territoreve të Kosovës me Serbinë.  

"Në 2017 ka nisur diskutimi për shkëmbimin territorial. DHe ajo ccfarë ne dyshojmë, nëse kjo ka patur një takim me të, sigurisht ka patur edhe takime të tjera. Takime që nuk janë publike. Çfarë mund të jetë folur? Takimi zyrtar me foton që po qarkullon, është takimi ku ka nisur diskutimi për shkëmbimin territorial. McGonigal ka akuza nga departamenti i drejtësisë që ka nxjerrë informacione konfidenciale që cenojnë sigurinë e SHBA", tha ajo. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco