SYRI TV/ Pula: Kurti dhe Osmani takime me senatorë amerikanë! Takimi Blinken-Vuçiç, sinjal

SYRI TV/ Pula: Kurti dhe Osmani takime me senatorë amerikanë! Takimi Blinken-Vuçiç, sinjal

16:48, 20/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, analisti Shqiprim Pula ka folur për takimet në Mynih dhe vijimi i procesit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe çfarë pritet të ndodhë në 27 shkurt.

Pula ka theksuar se përfaqësuesit e lartë të Kosovës si kryeministri Albin Kurti ashtu dhe presidentja Vjosa Osmani kanë pasur takime me senatorë amerikanë.

Në lidhje me takimin mes e sekretarit të shtetit amerikan, Antony Blinken dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, Pula e quajti një sinjal që Serbia të mbetet brenda kornizave të kërkesave të faktorit ndërkombëtar për takimin e radhës në 27 shkurt, në mënyrë që të jetë konstruktive në kërkesat e mëhershme dhe qasjes së tij karshi Kosovës dhe zyrtarëve shtetërorë si palë dialoguese.

Pula: Samiti i Mynihut është një samit i përvitshëm dhe të gjithë pjesëmarrësit aty kanë një agjendë të caktuar të temave dhe takimeve për trajtim. Të pranishëm ishin kryeministri dhe presidentja e Kosovës.

Pritshmëritë mund të jenë të ndryshme dhe theksi është vendosur që a do të ketë takim mes liderëve tanë dhe përfaqësuesit amerikanë. Deri tani nuk kemi parë asnjë foto të ndonjë takimi me Blinken, por ka pasur takime me senatorë amerikanë me përfaqësuesit e lartë të Kosovës. Ne nuk e dimë sakt cila ka qënë agjenda dhe numri i takimeve të planifikuara.

Pyetje: Sa normale është të shohim takimin njëpalësh mes Blinken dhe Vuçiç? Ka një mesazh të fshehur te kjo?

Pula: Ky organizim i takimit ishte nga data 17 deri në datë 19 dhe brenda këtyre ditëve u bë publike ftesa nga Borrell për një takim në 27 shkurt. Fotos dhe takimit mes Blinken dhe Vuçiç që po i referoheni duhet kuptuar edhe një sinjal që Serbia mbetet brenda kornizave të kërkesave të faktorit ndërkombëtar për takimin e radhës në mënyrë që të jetë konstruktive në kërkesat e mëhershme dhe qasjes së tij karshi Kosovës dhe zyrtarëve shtetërorë si palë dialoguese.

Konstruktiviteti i kërkuar ndaj palës serbe është në vazhdimësi pasi Serbia është i vetmi vend në Europë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco