‘U denoncua nga tatimet’/ Balla fshin provat kur prezantonte Altin Ballkoçin si rilindas të devotshëm

‘U denoncua nga tatimet’/ Balla fshin provat kur prezantonte Altin Ballkoçin si rilindas të devotshëm

15:29, 20/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka fshirë videon kur prezantonte me bujë Altin Ballkoçi si një anëtar i devotshëm i rilindjes gjatë kohës kur ishte drejtues politik në Elbasan.

Altin Ballkoçi është denoncuar nga Drejtoria e Tatimeve si një person i cili megjithëse nuk është i punësuar në strukturat e Administratës Tatimore është paraqitur si Inspektor Tatimesh në këtë biznes.

DPT ka sqaruar se ka marrë të gjitha masat duke e referuar rastin e paraqitur në këtë video në Prokurorinë e Tiranës teksa ka bërë thirrje që të denoncohet personi në fjalë nga ata që e njohin apo përballen me të.

Gjatë ditës së djeshme, SYRI zbuloi se i identifikuari si Altin Ballkoçi, është një anëtar i devotshëm i rilindjes biles një propagandues i fortë i saj i prezantuar me bujë nga Taulant Balla kur menaxhonte politikisht rilindjen e Elbasanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco