Berisha: Jemi në fillimet e revolucionit, por këto fillime janë shumë të mbara

Berisha: Jemi në fillimet e revolucionit, por këto fillime janë shumë të mbara

14:14, 20/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi nw takimin me drejtuesit politikw tw PD nw qarqe, se revolucioni wshtw nw fillimet e tij, por tha se fillimi wshtw i mbarw.

“Një revolucion, i cili normal fare sot për shumë e shumë qytetarë tingëllon një fjalë e largët, ka nga ata, të cilët janë sot 32-vjeçarë, qw nuk kanë përjetuar dhe nuk kanë asgjë në memorie për një revolucion paqësor.

Të tjerët, me të drejtë e dëgjojnë me skepticizëm këtë fjalë, por e vërteta është se në kushtet e këtij monizmi, i cili ka asgjësuar ligjet, Kushtetutën, shtetin ligjor, pa një elektroshok të këtij sistemi, pa një përmbysje të tij, unë nuk di si mund të ketë zgjidhje tjetër.

Ndaj dhe ne, duhet të bëjmë një punë të jashtëzakonshme për të bindur shqiptarët në këtë tezë. Për të tërhequr shqiptarët në këtë lëvizje, për ta shndërruar këtë në një çështje të të gjithë shqiptarëve.

Mendoj se jemi në fillimet e tij, por fillime shumë të mbara.

Mos harroni një gjë, nga viti 1991, këto janë protestat e para në historinë e Shqipërisë në të cilat forca politike, që organizon ato, ka vetëm një funksionar në shtet, një kryetar bashkie. Prandaj dhe kjo është një gjë jashtëzakonisht pozitive. Këto janë fillesat e një revolucioni.

Edi Rama gjatë viteve në bashki organizoi 753 protesta. Por nuk realizoi asnjë të vetme pasi iku nga bashkia. Pra, ishin protesta të qeveritarëve, të zyrtarëve. Jo të qytetarëve të revoltuar.

U ndala këtu për të theksuar se fillimi është shumë i mirë. Imagjinoni sakrificën e atyre njerëzve për të mbushur sheshin si kurrë më parë,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco