Pupacët e Ramës kërkojnë përjashtimin e 6 deputetëve të PD se kërkojnë fjalën në foltoren e Kuvendit

Pupacët e Ramës kërkojnë përjashtimin e 6 deputetëve të PD se kërkojnë fjalën në foltoren e Kuvendit

13:57, 20/02/2023
A+ Aa A-

Përfaqësuesit e socialistëve në Kuvend nuk heqin dorë nga kërkesat për përjashtimin e deputetëve të PD-së të cilët kërkojnë fjalën në Parlament në lidhje me skandalin e fundit Rama-McGonigal dhe nuk u jepet nga kryetarja Lindita Nikolla apo zëvendësit e saj.

Shtatë deputetë të Partisë Socialiste i janë drejtuar me një kërkesë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla lidhur me bllokimin e seancës plenare të datës 16 shkurt, ku deputetë të opozitës bllokuan mbarëvajtjen e seancës plenare, ndërsa kërkohet marrja e masave për 6 deputetë.

Socialistët kërkojnë përjashtimin me 10 ditë të gjashtë deputetëve të PD.

Konkretisht në shkresë thuhet se, deputetët Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Gerta Bardeli, penguan zhvillimin e seancës dhe krijuan kaos në Kuvend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco