‘20 shkurt 1991’/ ‘Grupimi ‘90’ në krah të PD: Po e njëjta frymë persekutimi si 32 vite më parë!

‘20 shkurt 1991’/ ‘Grupimi ‘90’ në krah të PD: Po e njëjta frymë persekutimi si 32 vite më parë!

12:23, 20/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i sapozgjedhur i “Grupimit ‘90”, Ajet Ramçaj ka përkujtuar 20 shkurtin 1991, rënien e bustit tw diktatorit Enver Hoxha.

Nw deklaratën e tij nga selia blu, Ramçaj tha se edhe sot 32 vite mw pas, wshtw po e njëjta frymw persekutimi nga qeveria.

Gjithashtu Ramçaj ka theksuar se “Grupimi ‘90” në krah të PD-sw.

DEKLARATË E KRYETARIT TË SAPOZGJEDHUR TË “GRUPIMI ‘90”, AJET RAMÇAJ

Në 32 vjetorin e rënies së bustit të diktatorit gjakatar “Enver Hoxha”, Partia Demokratike përkujton ditën kur studentët u ngritën mbi regjimin më të egër që kishte parë koha pas luftës së dytë botërore.

Ishte ai regjim i cili shkatërroi breza të rinjsh, intelektualësh, familje dhe personalitete duke u shkatërruar të ardhmen e tyre për 50 vite.

Sot në demokraci, është po e njëjta frymë persekutimi. Sot qeveria Rama në 10 vitet e saj në pushtet ka bërë të mundur me vetëdije të plotë të largojë mbi 900 mijë njerëz, rreth 35% e popullsisë së Shqipërisë.

Si për të kujtuar vitet ’90, edhe sot pjesa më e madhe e shqiptarëve vuan për bukën e gojës.

Ne e shohim çdo ditë, kur përballemi me atë brez i cili luftoi fort për një jetë më të mirë dhe sot shpërblehen nga shteti me kacidhe dhe paketa të cilat jepen si lëmoshë nga qeveria.

Dhe është po Edi Rama i cili me vetëdije e bën këtë gjë, për të varfëruar një popull të cilin nesër mund ta blejë me pak para’ me qëllimin e vetëm, të qëndrojë sa më gjatë në pushtet.

Është po  i njëjti mentalitet si ai viteve të diktaturës ku tolloni ishte fletushka që të shuante urinë për pak orë, edhe sot, propaganda i ngjan atij tolloni, ku qeveria mundon të mashtrojë qytetarët.

“Grupimi ‘90”, është organizatë partnere e cila do të qëndrojë në krah të Partisë Demokratike, partisë së parë pluraliste në Shqipëri, ajo që solli demokracinë në Shqipëri dhe njohu fitore edhe në kohë të mëdha sfidash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco