Gjokutaj: T'u shpjegojmë shqiptarëve pse emri i Ramës është 14 herë te dosja McGonigal

21:22, 17/02/2023
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj tha në Çim Peka Live se shqiptarët duhet të mësojnë pse emri i Edi Ramës përmendet 14 herë te dosja e Charles McGonigal. 

Sipas tij, për ish-zyrtarin e FBI ka dyshime të arsyeshme për një vepër konkrete, ku i përfshirë është edhe kryeministri shqiptar, si personi që mund të ketë korruptuar McGonigal. 
 
"Aty ka një aktakuzë publike. Dyshimi i arsyeshëm është për një çështje konkrete. Ai e di shumë mirë sa i fajshëm apo i pafajshëm është, por paradhënia jepet për arsye etike, morale, mediatike. Merrni rastin e hetimit të Clinton. Në fillim tha s'kam patur të bëj fare me këtë histori, pastaj është një marrëdhënie e papërshtatshme, tha. Pse? Sepse në evoluim të provave, reflekton edhe sjelljen e personit nën akuzë. Kur të vjen një provë, atëherë nuk mund të qëndrosh te qëndrimi i parë. 14 herë është emri i kryeministrit në dosje, këtë të shpjegojmë të njerëzit, ç'do emri i këtij te dosja e McGonigal", u shpreh Gjokutaj.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco