Rama refuzoi komisionin hetimor/ Vasili: Kjo nuk është kompetencë e kryeministrit, nuk e begenis njeri

19:11, 17/02/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i ftuar në "Syri Digjital", në Syri Tv, me moderator Bled Markun, u shpreh se komisionet hetimore nuk janë në varësi të Ramës dhe se ato nuk janë në kompetencat e kryeminstrit.

"Mediat botërore kanë pasqyruar në mënyrë objektive një aferë mafiozë politike që ka kapur nivele shumë te larta, pasi kryeministri shqiptar është kthyer në korruptuesin e një zyrtari të lartë të FBI dhe gjëja që është më e rëndësishme për te parë në këtë rast, është se kur McGonigal është kthyer në një rrezik në këtë rast për sigurinë e ShBA nuk ka një Amerikë të ndarë por të unifikuar. Pra, republikanë, demokratë dhe të gjitha mediat, pavarësisht nga preferencave që mund të kenë, në lidhje me këtë çështje i kemi parë të gjitha mediat njësh.

E çfarë ndodh në Shqipëri? Shqipëria ka pikërisht mafien dhe problemin e ka te kryeminsitri, pra tek një njeri që ushtron pushtetin, çfarë do të thotë se nuk kanë shqiptarët njeri të ligjit, nuk kanë një njeri që vepron ashtu siç shteti kërkon, por vepron si anti-ligj dhe anti shtet. Pra ne kemi një problem shumë shumë më të madh" u shpreh Vasili.

Ndërsa në lidhje me deklaratën e kryeminstrit, i cili tha se komisionet hetimore nuk mund dhe nuk do të ngrihen në lidhje me çështjen e McGonigal, Vasili u shpreh :

"Komisionet hetimore nuk janë një e drejtë dhe një kompetencë e kryeministrit të Shqipërisë. Atë nuk e begenis njeri, nuk egziston fare në Kushtetutën e Shqipërisë për komisionet hetimore, komisionet hetimore ngrihen automatikisht nga parlamenti."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco