Meta mbledh Kryesinë: 14 maji do të jetë dita e fundit e monizmit

Meta mbledh Kryesinë: 14 maji do të jetë dita e fundit e monizmit

18:52, 17/02/2023
A+ Aa A-

Ilir Meta mblodhi pasditen e kësaj të premte Kryesinë e Partisë së Lirisë me fokus zgjedhjet vendore.

Kreu i PL tha se 14 maji do të jetë një frymëmarrje e re për demokracinë e vendit. 

Meta theksoi gjithashtu se 14 maji, data e zgjedhjeve vendore, do të jetë edhe dita e fundit e monizmit. 

"Është shumë e rëndësishme që t’i japim fund monizmit në nivel vendor. Në 14 maj kemi një datë shumë të rëndësishme dhe do tu kthehen bashkitë në duart e qytetarëve. Objektivi ynë të kemi përfaqësi sa me më shumë dinjitet me këshilltarë në të gjitha bashkitë e vendit. Unë besoj se të gjithë ne do të jemi të përgjegjshëm që të zgjedhim njerëz të devotshëm që do t’i kthejnë në vepra kauzat tonë në favor të qytetarëve dhe komunitetit. Ky komunikim intensiv me qytetarët në terren do të na çojë drejt atij rezultati spektakolar që do të arrijë opozita në 14 maj. Sirenave të dëshpërimit dot t'u përgjigjemi me optimizin e popullit të lirisë. Ata të cilët nuk bëjnë dot më asnjë premtim para qytetarëve dhe kanë zgjedhur të vetmen rrugë intiminimin, frikësimin, janë në panikun e humbjes që i pret dhe çdo provokim që bëjnë ndaj opozitës i bën edhe më të pashpresë, i izolon edhe më shumë, pasi edhe vetë socialistët e ndershëm e kanë kuptuar se me Edi Ramën dhe sektin e rilindjes edhe shtëpitë e vatrat e socialistëve shkretohen e zbrazen çdo ditë, përveçse xhepave të familjeve dhe tryezave të familjeve të tyre. Vetëm një pakicë e pashpirtë që nuk njeh Kushtetutë, që nuk njeh ligj ka përfituar dhe po përfiton në kurriz të shumicës së shqiptarëve e cila do t'i japë përgjigjen e merituar rilindjes jo vetëm në 14 maj, por edhe më përpara po të jetë nevoja", u shpreh Meta.  

Nesër Partia e Lirisë do të mbledhë Komitetin Drejtues Kombëtar me agjendë miratimin e listave të këshilltarëve për zgjedhjet e 14 majit.

Meta tha janë 1650 kandidatë të Partisë së Lirisë për këshilltarë në 61 bashkitë e vendit.

"Besoj se të gjithë ne do të jemi të përgjegjshëm për të zgjedhur ata njerëz të devotshëm për komunitetin të cilët do t'i kthejnë në vepra konkrete të gjitha kauzat e PL dhe dop të mbrojnë të drejtat e qytetarëve të nëpërkëmbura deri tani në mënyrë mizore siç i kemi parë qytetarët se si i nxjerrin me dhunë, me gaz nga shtëpitë e tyre për të bërë oligarkët dhe klientët e qeverisë dhe bashkisë, kulla", tha Meta.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco