KAFE SHQETO/ Blendi Gonxhja: Çmimet e reja për lejet e drejtimit, eliminojmë korrupsionin dhe shkeljet nga autoshkollat

KAFE SHQETO/ Blendi Gonxhja: Çmimet e reja për lejet e drejtimit, eliminojmë korrupsionin dhe shkeljet nga autoshkollat

08:45, 17/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit "KAFE SHQETO" në SYRI TV ishte drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja. Gonxhja ka dhënë argumentat se përse kanë zgjedhur që të rrisin çmimin për tu pajisur me një leje drejtimi.

Sipas tij kjo vjen si pasojë e korrupsionit dhe mungesës së instruktimit nga autoshkollat në vend nga persona të pa përgjegjshëm.

"Referimi krahasuar me dyfishohet çmimi është i gabuar dhe i rremë, sepse nuk mund ti referohem çmimit ose kursit të një autoshkollë që e ka pasur shërbimin e kursit teorik dhe praktik të mangut.

Në DPSHTRR nuk ka një pasqyrë të çmimeve që përdoren nga autoshkollat sepse kjo nuk është shtetërore por çmimet vendosen nga autoshkollat dhe janë private.

Çmimet e autoshkollave janë private dhe nuk mund ti referohem nëse ishin jo formale dhe të fiskalizuar. Kemi autoshkolla që nuk e kanë deklaruar fare këtë aktivitet dhe as të regjistruarit, ndërsa në rast që do të kishte dokumentacionin e plotë.

Sipas llogaritjeve që kemi bërë duke futur minutat e instruksionit, amortizimi i makinës, sallat, punonjësit, interneti dhe të gjitha këto janë si qëllim të eliminimit të korrupsionit nga autoshklollat ku shumica funksiononin si sekserë dhe nuk i bëjnë instruksionin si duhet."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco