Albin Kurti drejton mbledhjen festive të Qeverisë së Kosovës për 15-vjetorin e Pavarësisë

Albin Kurti drejton mbledhjen festive të Qeverisë së Kosovës për 15-vjetorin e Pavarësisë

08:15, 17/02/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen festive të Qeverisë së Republikës së Kosovës të mbajtur për nder të 17 shkurtit, tha se Pavarësia e Kosovës është arritur përmes luftës dhe sakrificës dhe pavarësia jonë do të rritet vetëm përmes punës.

“Simbolikisht kemi zgjedhur ta hapim këtë ditë më mbledhje sepse kemi dashur të shprehim mesazhin se puna dhe festa do të shkojnë gjithmonë bashkë. Pavarësia jonë u arrit përmes luftës dhe sakrificës dhe ajo do të arrihet përmes punës e cila karakterizon njerëzit e mirë të Kosovës që punojnë për vetën shoqërinë e ekonominë tonë. Në këtë festë duhet të përkujtojmë se detyra jonë kryesore është se kur të vijë 20 vjetori të jenë shtuar e shumëfishuar arsyet që të rinjtë të mund ta zgjedhin Kosovën për një të ardhme dhe jetë më të mirë”, tha Kurti”, tha ai, raporton RTKlive.

Kurti tha se Kosova është shembull i demokracisë në Ballkan. “Pavarësia jonë është si rezultat i  historisë shekullore”, tha ai.

I pari i qeverisë së Kosovës, tha se duhet të kemi parasysh amanetin e gjeneratave që kanë dhënë gjakun e tyre për lirin e Kosovës dhe nuk e gëzojnë atë. “Kosova nuk është produkt i rastësisë, por i historisë”, deklaroi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco