Afera Rama-McGonigal/ Bylykbashi: Ligjin për komisionet hetimore e pezullon vetëm Kushtetuesja

Afera Rama-McGonigal/ Bylykbashi: Ligjin për komisionet hetimore e pezullon vetëm Kushtetuesja

10:51, 16/02/2023
A+ Aa A-

Brenda në sallën e Kuvendit, opozita ka kërkuar që të mos pengohet kërkesa e tyre për të ngritur një komision hetimor parlamentar për skandalin Rama-McGonigal.

Drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj tha se ligji për komisionet hetimore është pezulluar, për shkak se po shqyrtohen ndryshimet në këtë ligj.

Deputeti demokrat, Oerd Bylykashi e quajti skandal, pasi tha se ligji pezullohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

“Ky grup parlamentar i shumicës po e varros përditë parlamentarizmin.

Kërkojmë komision parlamentar hetimor për skandalin Rama-McGonigal. Është e papranueshme që Byroja e Kuvendit ka vendosur të pezullojë ligjin për komisionet hetimore.

Këtë ligj mund ta pezullojë vetëm Gjykata Kushtetuese.

Sot duhet që ky parlament të hetojë në të drejtën e vet. Ka vendime të Gjykatës Kushtetuese. Ka madje edhe marrëveshje, kjo është turp, për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

E mbështeti edhe Parlamenti Europian ajo marrëveshje,” tha Bylykbashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco