Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Protesta/ Këlliçi, nga jashtë Kuvendit: Këto janë dy pyetjet që kisha sot për Qeverinë!

Protesta/ Këlliçi, nga jashtë Kuvendit: Këto janë dy pyetjet që kisha sot për Qeverinë!

10:41, 16/02/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, që nuk u lejua sot të hyjë në Kuvend, i paraqiti para protestuesve jashtë godinës, dy pyetjet që kishte ndërmend t'ia bënte qeverisë dhe Kryeministrit, të palidhura me aferën MCGonigal së cilës ata i tremben dhe i shmangen.

Këlliçi  tha: "Do t’ju them nja dy “sihariqe” që i morëm vesh sot që në mëngjes. E para, arsyeja pse donim të hynim në parlament ishte për të bërë nja dy pyetje. Se u pyeta nga gazetarët qëparë pse do të hysh sot në seancë kur nuk është çështja e McGonigali!!! Por kisha nja dy pyetje.

E para se takova banorë të Kombinatit që më thanë se kemi dy muaj që nuk marrim bonusin e qerasë. Doja të më jepnin ndonjë përgjgije se çfarë bëhet me këta banorë se janë nja 100 familje aty, meqë qenka çështje kaq e parëndësishme për parlamentin. E dyta, mora një statistikë që numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në BE nga viti 2021 deri në vitin 2023, është rritur me katërmijë përqind dhe doja të pyesja: a keni ndonjë të dhënë për këto?!" tha Këlliçi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco