Protesta/ Noka: Ne do e shembim regjimin e McGonigal, Ramën nuk e mbron dot as bunkeri i Surrelit

Protesta/ Noka: Ne do e shembim regjimin e McGonigal, Ramën nuk e mbron dot as bunkeri i Surrelit

10:34, 16/02/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Flamur Noka, iu drejtua protestuesve të mbledhur përpara Kuvendit, pasi nuk u lejua të futej brenda në sallë.

“Edi Rama, ti nuk je më përfaqësuesi ynë sepse nuk pranojmë të përfaqësohemi nga një i korruptuar. 

Nuk mund të pranojmë që në krye të qeverisë të jetë një njeri i etiketuar botërisht si turpi i Shqipërisë.

Askush nuk mund të ndalë revolucionin që po vazhdon.

Askush nuk mund të frenojë një popull të lirë!

Ne do të shembim regjimin e krimit dhe korrupsionit, regjimin e McGonigal.

Ai është parlament i McGonigal, i korrupsionit dhe krimit, po kurrë parlamenti i qytetarëve.

Askush nuk na ndal më!” tha Flamur Noka.

“Ne jemi këtu për t’i thënë STOP. Koha jote ka mbaruar! Ti je e zeza e këtij vendi, ti duhet të largohesh ose do të të largojmë.

Edi Rama është sot i pashpresë. Ai është futur atje në strofullin e tij në Surrel dhe që ka dalë që kur ka dalë në dritë skandali i McGonigal.

Vrulli i revolucionit demokratik do të fshijë nga ajo karrige. Nuk do të të mbrojë dot as bunkeri i Surrelit, që e ke ndërtuar pikërisht për këtë ditë,” tha Noka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco