Protesta para Kuvendit/ Noka, 'McGonigali' e ka vendin në  burg dhe jo më kryeministër i këtij vendi!

Protesta para Kuvendit/ Noka, 'McGonigali' e ka vendin në burg dhe jo më kryeministër i këtij vendi!

10:31, 16/02/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD Flamur Noka ka marrë fjalën sot përpara protestuesve të mbledhur para Kuvendit, ku deputetë e opozitës nuk lejohen të hyjnë në parlament.

Noka tha: Edi Rama ka treguar se është në panik të tmerrshëm. Ai e di se çfarë ka bërë, ndaj paniku nuk e shpëton dot. Ai është në panik. Ai mendon se duke bllokuar zërin e deputetëve të opozitës, duke e kthyer parlamentin në burg, se ka urrejtje gjenetike për fjalën e lirë, mendon se do t’ia hedhë. I ka bërë llogaritë gabim, Edi Rama është i pashpresë. Qytetarët e këtij vendi nuk pranojnë më të kenë kryeministër, McGonigalin. McGonigal e ka vendin në  burg dhe jo më kryeministër i këtij vendi.

Qytetarët nuk mund të pranojnë të kenë kryeministër një person që nuk ka punuar një ditë për këtë vend, por për të luftuar PD dhe opozitën shqiptarë, për të zhdukur opozitën, ai u kap në flagrancë duke minuar opozitën. Ai është kapur në korrupsion dhe duke korruptuar dhe shqiptarët kurrë nuk mund të pranojnë të kenë kryeministër një të korruptuar se shqiptarët, ju nuk jeni të korruptuar. Ju jeni njerëz të lirë, të vlerave.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco