Pedagogu, Sahatçiu : Kemi humbur statusin në shoqëri, qeveria kërkon ta shkatërrojë universitetin publik

10:29, 16/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Emisionin e Mëngjesit në Kafe Shqeto në Syri Tv ishte pedagogu Denis Sahatçiu ku diskutojë mbi problemet që po hasin sot stafi pedagogjik në vend.

Ai është shprehur se statusi i një pedagogu është degraduar në krahasim nga viti 2008 kur unë fillova të punoj pasi në atë kohë kishim një vend të caktuar në shoqëri.

"Ka ndryshime të mëdha, unë kam filluar pedagog në vitin 2008, dhe me keqardhje them se të qenit pedagog ishte një status shumë më i lartë se çfarë ka tani.

Profesionit i pedagogut me parë të ofronte pagesë dhe status të caktuar në shoqëri. Ndryshimi i ligjeve solli një numër të lartë të pedagogëve dhe universitetet private në vend, studentët e mirë nuk e kanë më qëllim të bëhen pedagog në të ardhmen. Kjo vjen për arsye se kolegët dhe shokët e tu të klasës që nuk ishin aq mirë sa ju në studime dhe marrin të ardhura disa herë më shumë  se sa ju.

Këto duan ta shkatërrojnë dhe degradojë arsimin e lartë në atë pikë që të jenë të aftë ta blejnë për pak para, dhe mesa duket ai moment ka ardhur tani.  Vendimet e fundit që ta kthejnë në një universitet ku mund të futet me koncesion dhe privati po e çon drejtë degradimit.

Protesta e kësaj radhe ka filluar nga sindikata e pedagogëve ndryshe nga herët e tjera, ne identifikohemi si një popull që nuk proteston. Pavarësisht që kemi një indiferencë të madhe nga qeveria është vënë re që protesta solli një lëvizje rreth universitetit."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco