Protesta/ Këlliçi: Kjo çmenduri e Ramës dhe Nikollës, jam pezulluar 2 herë nga seanca pa folur!

Protesta/ Këlliçi: Kjo çmenduri e Ramës dhe Nikollës, jam pezulluar 2 herë nga seanca pa folur!

10:18, 16/02/2023
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, në një deklaratë nga Kuvendi ku po zhvillohet protesta e opozitës tha përjashtimi i deputetëve nga seancat ishte " një çmenduri e Edi Ramës, një çmenduri e Lindita Nikollës si Kryetare e Kuvendit."

"Siç e shihni janë trupat e Gardës së Republikës që po bëjnë luftë me deputetët, a thua se ku po shkojmë. A thu se po i shkojmë Edi Ramës në Surrel, që edhe në Surrel do shkojmë- tha deputeti. - Ju lutem shihni pak këtë shkresë zyrtare në zbatim të rregullores së Kuvendit. Në zbatim të nenit 65 fraksion 3 dhe 4. Në zbatim të rregullores kemi ankimuar vendimin e Komisionit të Etikës, dhe e thotë e shkruar e zezë në të bardhë.

Rregullorja e Kuvendit që thotë që ky vendim është marrë për sa kohë ankimohet nga deputetët, pezullohet deri në marrjen e vendimit nga byroja. Byroja në dijeninë tonë nuk është mbledhur. Kemi njoftuar sekreatin e përgjithëm të Kuvendit, z.Gjonçaj, kemi njoftuar Gardën e Republikës. Të tërheqin gjithë këta djem që i kanë vednoru te dera me këtë zell të frikshëm për të penguar deputetët për të ushtruar të drejtën e tyre, për të përfaqësuar 750 mijë qytetarë dhe të futemi të marrim pjesë në seancë.

Në momentin që do të marrim vesh që do të mblidhet Byroja dhe do të ketë një vendim të votohet dhe ta diskutojmë. Aktualisht që ne flasim në zbatim të ligjit, mëngjesin e sotëm kemi zbatuar rregulloren e Kuvendit, rregulloren e Parlamentit, kemi çuar ankimimin dhe tani që ne flasim, vendimi i djeshëm i Komisionit të Etikës është i pezulluar.

Unë nuk e di se çfarë tjetër duhet të bëjmë. Çfarë ligji duhet të ndjekim, çfarë dokumenti duhet të plotësojmë që të marrim pjesë në seancë. Brenda tri javësh është hera e dytë që pezullohem dhe përjashtohem nga seanca pa folur. Kjo është një çmenduri e Edi Ramës, një çmenduri e Lindita Nikollës si Kryetare e Kuvendit.

Nuk ka parlament në botë që i mohon deputetëve të drejtën për të folur dhe për të marrë pjesë në seancë.

Unë e kuptoj që McGonigal e ka çmendur kryeministrin. Nuk do të ndryshojë kjo çështje se hynë apo nuk hynë 4 deputetë në Kuvend, ta dijë Edi Rama dhe të gjithë.

Ajo çfarë i kemi komunikuar Gardës së Republikës është në radhë të parë sjellja që duhet të jetë  me etikë. Edhe kamerat i rrethuan, nuk u lejuan. Ku e keni parë këtë sjellje? Në çfarë vendi demokratik është parë kjo? Kur i është bërë kjo opozitës PS? Kur futnin megafonë në seancë, bilbila, thynin gjithë mjetet e parlamentit. Nuk ka ndodhur kurrë. Dhe çfarë po kërkohet këtu? Po kërkojmë të hyjmë në seancë parlamentare në zbatim të rregullores, ligjit dhe të gjitha të drejtave tona kushtetuese.

Nga kush po e mbron Garda e Republikës parlamentin? Nga unë Belind Këlliçi? Çfarë i kam bërë unë parlamentit? Pse nuk dalin këta të ndalojnë Edi Ramën që vjedh çdo ditë? Pse nuk frenojnë këto Lindita Nikollën, Arben Ahmetajn? Hajdutët e qeverisë. Aata duhet t’i ndalojnë, jo deputetët e opozitës.

Për çfarë pezullohem unë? Se kam futur një mbajtëse telefoni brenda në Kuvend? Ku e kemi shkelur rregullin? Paloka çfarë ka bërë? Sali Berisha çfarë ka bërë? Flamur Noka që jemi të pezulluar sot, gjithë kolegët e tjerë çfarë kemi bërë.

Kemi kërkuar të drejtën të flasim. Kërkojmë fjalën për procedurë nuk na jepet fjala. U bë mbi një muaj kjo sjellje absurde. Çfarë mendon ky se do shpëtojë?

Ndaj i bëj një thirrje Sekratrit të Përgjithshëm të Kuvendit, z.Gjonçaj, Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla të zbatojë ligjin. Të zbatojë rregulloren e Kuvendit, ne duhet të futemi në seancë plenare. Garda e Republikës është këtu për të zbatuar ligjin, nuk është këtu për t’u sjellë si kamikaz,"  theksoi Këlliçi.

“Nuk kemi gjë me ju, po hapuni!”

Me këto thirrje, deputetët e opozitës i kanë bërë thirrje, punonjësve të Gardës që t’u hapin rrugën për të hyrë në seancën parlamentare. Deputetët Flamur Noka dhe Tomorr Alizoti janë përpjekur t’u tregojnë dhe shpjegojnë shkresën se nuk ka vendim për përjashtimin e tyre nga Kuvendi, ndërkohë që deputetja Albana Vokshi u ka kërkuar të lexojnë urdhrin.

“Ankimim vendimi do të thotë se nuk ka vendim ndaj hapuni” – ka përsëritur disa herë Noka për të bindur Gardën që të hapë rrugën.”

Ndiqni pamjet. Në sfond, dëgjohen thirrjet “Rama ik” të protestës së nisur jashtë Kuvendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco