Lili Sula: Skandal, Universitetet Publike po kthehen në institucione të pavarura

10:12, 16/02/2023
A+ Aa A-

E ftuar në Emisionin e Mëngjesit në 'Kafe Shqeto' SyriTv ishte Lili Sula, drejtuese e Departamentit të Arsimit të Lartë në PD.

Sula është shprehur se pedagogët do të rinisin protestat e tyre pasi nuk janë plotësuar kushtet dhe kërkesat që ato kishin adresuar në qeveri për administrimin dhe funksionimin e arsimit të lartë në vend.

"Ka një zhvillim të ri të sindikatës të punonjësve të universitetit ne Shqipëri që vjen në dy plane sipas meje. E para ka të bëjë me historikun zhvillimit të kësaj proteste, një dialog, injorimin dhe neglizhencës që qeveria ka treguar ndaj pedagogëve dhe stafeve administrative dhe një nëpër këmbje të kërkesave minimale dhe të realizueshme nga qeveria. Nga ana tjetër ka edhe disa zhvillime të reja që sindikata kërkon ti adresojë dhe ti japë zgjedhje.

Janë të paktën pesë pika për të cilat ata kanë ngritur zërin duke lejuar dhe studentët të futen në provim për të mos penguar vijimsinë e procesit të rëndësishëm për studentët.

Ata kanë ftuar të gjithë stafin e pedagogëve dhe faktorët e universitetit që të jen në datën 22 ora 12.00 në protestë për pikat që nuk janë miratuar nga qeveria.

Dëmshmëria e stafeve ndihmëse administrative që nuk është marrë nga parasysh nga qeveria, kjo u premtuar nga ministrja e Arsimit Kushi. Nuk është bërë asgjë për VKM 112 që është për përfitimin e titujve dhe gradave të stafeve universitare, madje ka dalë një VKM 741 që i transformon universitetet publike në të pavarura dhe duke rrezikuar ekzistencën e tyre si pronë shtetërore.  Kjo sjellë shumë probleme dhe e thënë troç këto do të kthehen në institucione të pavarura nga publike, kontratat e stafeve akademike do të jenë 1-vjeçare dhe i jep të drejtën administratorit të rishikojë kontratat e kjo sjellë kërcënimin themeleve të institucioneve publike shtetërore si e mirë publike."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco