Protesta tek Kuvendi/ Bylykbashi: Rama kërkon të zbrazet salla e parlamentit nga opozita

Protesta tek Kuvendi/ Bylykbashi: Rama kërkon të zbrazet salla e parlamentit nga opozita

10:08, 16/02/2023
A+ Aa A-

Grupi parlamentar i PD-së ndodhet para parlamentit, ku do të zhvillohet protesta e opozitës kundër përjashtimit të 12 deputetëve të opozitës nga seancat, pasi kërkuan mocion me debat dhe ngritjen e komisionit hetimor ndaj Kryeministrit Edi Rama për lidhjet e tij me agjentin e arrestuar të FBI, McGonigal.

Deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi se derisa masa ndaj deputetëve të shqyrtohet nga Byroja e Kuvendit, deputetët duhet të marrin pjesë në seancë.

“Deri në marrjen e vendimit nga Byroja e Kuvendit, deputetët kanë të drejtë të hyjnë në seancë, - tha ai. -  Pra, kryetarja e Kuvendit ka detyrim të respektojë ligjin dhe të lejojë deputetët të hyjnë brenda. Në të kundërt,  Rama është duke e përdorur Kuvendit për të cenuar të drejtat e përfaqësimit të atyre që na kanë votuar për të ngritur kërkesën për një komision hetimor për aferën MCGonigal. Është një sthuhi që është ngritur kundër Kryeministri, një aferë që ka turpëruar dhe kërkon që të dalin jashtë të gjitha ato lidhje kriminale.Kryeministri kërkon të zbrazet salla e parlamentit nga opozita. Ne kërkojmë që Byroja të marrë në shqyrtim kërkesën tonë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco