Kujtim Cakrani: Politika dhe ambasadorët e donin në burg, arsyeja kryesore pse Llalla mori azil politik

09:50, 16/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Emisionin e Mëngjesit 'Kafe Shqeto' në Syri Tv ishte avokati Kujtim Cakrani. Avokati foli për mënyrën sesi drejtësia italiane procedoi për t;i dhënë azilin politik ish prokurorit të përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Sipas tij institucionet italiane janë të njohur me faktin se ndaj Llallës nuk do të zhvillohej një gjyq i drejtë dhe se akuzat ndaj tij ishin të fabrikuara nga politika dhe disa ambasada që kërkonin arrestimin tij.

"Ky është një kajm që nuk gjeti një jehonë të gjerë në mediat shqiptare dhe është anashkaluar përveç Syri Tv Ky është nj lajm i mirë për Llallën sepse nuk do ti nënshtrohet një gjykimi të padrejtë, por një lajm shumë i keq për reformën në drejtësi në Shqipëri.

Sipas meje reforma në drejtësi ka marrë fund sepse ky është një vendim i cili është i njëanshëm, skandaloz që i drejtuar nga politika dhe ambasadat ndërsa gjyqtarët bëhen noterizues të tyre.

Tani nuk ka më ekstradim, pasi gjyqtari italian është njohur me faktet e paraqitur nga Llalla dhe janë të njohur me sistemin e drejtësisë dhe kapjen që i ka bërë regjimi i Ramës dhe ambasadat dhe në bazë të këtyre informacioneve është marrë vendimi i azilit ndaj tij.

Italianët janë në dijeni të mënyrës së si regjimi e ka shkarkuar Llalla sepse sipas informacioneve kanë marrë pjesë vetëm 64 deputet dhe kjo i ngjan një vendimi në një shtet diktatorial. Dhe në bazë të saj ishte e qartë se si do të procedonin ndaj ti në të ardhmen, ku përballja me drejtësinë dhe tentimi për ta arrestuar atë ishte kërkesë e politikës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco