‘Lista e zezë’/ Gazeta 'New York Post': McGonigal punoi kundër Berishës, ai u godit me statusin non-grata

‘Lista e zezë’/ Gazeta 'New York Post': McGonigal punoi kundër Berishës, ai u godit me statusin non-grata

09:47, 16/02/2023
A+ Aa A-

Një nga gazetat më të njohura jo vetëm në Nju Jork, por edhe në SHBA, sjell të tjera të dhëna tronditëse për skandalin Rama-McGonigal.

Bëhet fjalë për gazetën ‘New York Post’.

Në një shkrim të gazetares së njohur, Miranda Devine, thuhet se McGonigal kishte një listë të zezë me politikanë opozitarë, të cilët duheshin goditur.

Gazetarja shkruan se në këtë listë ishte edhe Sali Berisha, i cili u godit me statusin non-grata në SHBA.

“Sipas Belind Këlliçit, kandidati i Partisë Demokratike opozitare në Tiranë në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë, McGonigal hapi hetime të FBI-së për kundërshtarë politikë të kryeministrit socialist Rama, hetime të përdorura për t’i deklaruar persona non grata, që nuk mund të bënin biznes apo të hapnin llogari bankare në SHBA.

Rreth një duzinë politikanësh të opozitës apo njerëz nga biznesi që përkrahnin partitë opozitare u futën në “listën e zezë” të McGonigal.

Ajo përfshinte liderin e opozitës Sali Berisha, i cili u godit me statusin persona non grata dhe u ndalua të hynte në SHBA me vendim të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken.

Fundjavën e kaluar, skandali McGonigal luajti rol kryesor në një protestë antiqeveritare në Shqipëri para kryeministrisë, me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit me akuzën për korrupsion për shkak të takimeve të tij me McGonigal.

Pankartat me emrin e ish-agjentit të FBI-së ishin kudo,” shkruan gazetarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco