Protestë te Kuvendi, Metaliaj - qeverisë: Do të na keni përballë në çdo sfidë e betejë !

Protestë te Kuvendi, Metaliaj - qeverisë: Do të na keni përballë në çdo sfidë e betejë !

09:31, 16/02/2023
A+ Aa A-

Deputetja e PD, Lindita Metaliaj, ka shprehur besimin e plotë sot se Lezha do t’i japë kësaj qeverie,  ndëshkimin më të madh në histori më 14 maj, e indinjuar nga zhvillimet më të fundit në parlamentin e Shqipërisë.

Pikërisht sot, kur opozita, deputetët e saj do të protestojnë përpara parlamentit, në një shënim të sajin në Fb me tone të ashpra kundër qeverisë dhe deputetëve të saj , Metaliaj shprehet:

“Të fyejnë dhe ndihen të fyer!” dhe iu kundërpërgjigjet: “ Nuk keni asnjë shans të keqpërdorni dhe te propagandoni të pavërtetat! E kuptojmë që jeni në hall të madh por nuk ju ndihmojmë dot! Personazhet e dosjes 184 nuk i lidhë asgjë me Lezhën dhe të ardhmen e saj. Dhe kjo është fakt !

Janë pakicë e pa votuar,është një tjetër fakt . I njeh Lezha dhe mbarë Shqipëria se çfarë përfaqësojnë. Nuk i shpëton dot gjuha përçarëse që kërkojnë të fusin mes banorëve të të gjitha krahinave që kontribuojnë për Lezhën.

Besëlidhjen e Lezhës nuk ua kujtojnë dot lezhjanëve ata që tjetërsojnë vullnetin e sovranit apo dhe historinë e qytetit ku kanë paralajmëruar edhe shembjen e stadiumit "Besëlidhja".

Lezha do t’ju japë ndëshkimin më të madh në histori më 14 maj kësaj pakice politike që si lidhë asgjë me të ardhmen e saj. E kanë provuar humbjen me 25 prill 2021, edhe më e thellë do të jetë humbja me 14 maj! Mos u shqetësoni do na keni përballë në çdo sfidë e betejë! Ju nuk keni parë gjë akoma!” përfundon deputetja demokrate.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco