Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Bumçi: Ne mbushim bulevardet, Edi Rama në fundin e karrierës së tij politike

Bumçi: Ne mbushim bulevardet, Edi Rama në fundin e karrierës së tij politike

08:54, 16/02/2023
A+ Aa A-

Aldo Bumçi anëtar i kryesisë së PD-së në një intervistë për Ora News tha se edi Rama është në fundin e karrierës së tij politike.

Sipas Bumçit opozita është e fortë dhe kjo është dhe arsyeja se pse po punohet për asgjesimin e saj.

A po i përgjigjet PD pakënaqësisë popullore?

Aldo Bumçi: Politika është publike dhe dy shembuj po jap. Nëse opozita është e dobët pse korruptohen ndërkombëtarët për ta goditur? Nëse opozita do të ishte e dobët, pse mbahet në gjykatë. Nuk është goditur lideri si individ, është godit PD. Ka qenë projekt për të vrarë opozitën. Pse korruptohen këta nëse opozita është e dobët? Nuk ka ndodhur ti marrësh vulën partisë. Ne mbushim bulevardet, Edi Rama është në fundin e karrierës së tij politike. Ky është një njeri që do të marrë mbrapsht të gjithë revoltën.  Edi Rama ka dëmtuar shoqerinë shqiptare në qelizë. Braktisja e vendit është e papreedentë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco