VIDEO/ Berisha bën thirrje: Nesër në ora 10:00, të gjithë në protestë para Parlamentit!

VIDEO/ Berisha bën thirrje: Nesër në ora 10:00, të gjithë në protestë para Parlamentit!

19:17, 15/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, postoi një tjetër thirrje drejtuar shqiptarëve, që të marrin pjesë në protestën e organizuar përpara Parlamentit në orën 10:00.

“Nesër është një ditë prove, prove e fortë.

Protesta është thirrur në ora 10, sepse në orën 10, RamGonigali hyn në Parlament.

A ka përdhosje më të madhe për atë parlament se hyrja si ministër i Shqipërisë e RamGonigalit?

A ka përdhosje më të madhe se fjala e tij aty?

Prandaj qytetarë, siç zhvilluam të hënën që kaloi një betejë të shkëlqyer, brenda dhe jashtë Parlamentit, i bëj thirrje cilitdo që ka minimumin e mundësive, të lërë çdo gjë dhe të vijë nesër në orën 10 në protestë,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco