‘Rama nuk do mocion me debat, Rama do mocion me rehat’- IRIQI bisedon me Lindita Nikollën

‘Rama nuk do mocion me debat, Rama do mocion me rehat’- IRIQI bisedon me Lindita Nikollën

18:54, 15/02/2023
A+ Aa A-

Iriqi:- Më në fund e pranuat atë që do opozita.

Nikolla:- Kë?

Iriqi:- Mocionin me debat për Ramën.

Nikolla:- Po ku pranon ai mocion me debat o Iriq! Do veç mocion me rehat.

Iriqi:- E si do e ndryshoni?

Nikolla:- Do përjashtojmë deputetët e opozitës. Ja pardje i lamë jashtë nja 8 copë.

Iriqi:- Po pse?

Nikolla:- Se folën në parlament.

Iriqi:- Po ndaj quhet parlament, që të flasësh.

Nikolla:- Jo, jo. Ne, që kur Rama u bë kryeministër, e quajmë “DORAMENT”. Pra vendi ku ngrihet dora me komandë dhe votohet siç thotë AI.

Iriqi:- Atëherë i bie që dhe ti je kot aty.

Nikolla:- E di prej kohësh që jam kot. Sa herë shkoj në seancë, më kujtohet fëmijëria kur luaja doktoreshash. Isha gjoja mjeke dhe bëja gjoja vizita me stetoskop. Dhe tani njësoj jam. Por jo me stetoskop fallco, por me mikrofon fallco. Ngaqë them veç ato fjalë që më vijnë te kufjet në vesh. Pra si biçim manekini në një dyqan rrobash.

Iriqi:- Këtë McGonallin e FBI-së a e ke takuar?

Nikolla:- Po ç’më donte ai mua? Fushat e naftës, koncesionet, paratë i ka Ai. Unë as mikrofonin nuk e kam timin.

Iriqi:- Mund të japë Rama dorëheqjen?

Nikolla:- Kurrë. Ai dorëheqjen e di vetëvrasje.

Iriqi:- Po për këto videot erotike që ka Berisha ke ndonjë koment?

Nikolla:- Gëzohem në se i ka. Se mbase do na lindin nesër ca amerikanë të vegjël. Po na plaket popullsia o Iriq, e i lumtë kurajos së McGonallit që i ra problemit ballit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco