Sami Neza: Rama skenar për të zvogëluar opozitën, që të mos merret vesh çfarë bën qeveria

18:40, 15/02/2023
A+ Aa A-

Gazetari dhe analisti Sami Neza tha në Task Force me gazetaren Sonila Meço, në Syri Tv, se Edi Rama ka një skenar për të zvogëluar opozitën. 

Neza iu referua përjashtimit të 18 deputetëve të PD në 3 javët e fundit, nga punimet e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë. 

Ai tha se Rama do një opozitë të vogël për t'i bërë më të lehtë punën qeverisë në paligjshmërinë e saj. 

"Vazhdimi i një skeme afatgjatë ka filluar që nga 2014, por ka rënë në sy pas 2016. Hapësirat e opozitës u ngushtuan çdo ditë e më tepër. Ajo që po ndodh është rrjedhojë e mendësisë së mazhorancës për të izoluar opozitën dhe për të ndërtuar një ambient që shkon përkundër pluralizimit, fjalës së lirë dhe demokracisë. 1/3 e deputetëve të opozitës janë përjashtuar, nuk ka ndodhur kurrë. E gjithë kjo histori është e lidhur me skenarin, të zvogëlojmë opozitën që të mos merret vesh se çfarë bën qeveria. Është zvogëluar edhe media, shoqëria civile, nuk ekzistojnë zërat kundër qeverisë, mjetet e komunikimit janë bërë mjet i qeverisë, jo i njerëzve të lirë", tha ai.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco