‘Adriatik Llalla fitoi azilin’/ Çollaku: Vendimi i drejtësisë italiane një akuzë për drejtësinë shqiptare

16:41, 15/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, gazetari Basir Çollaku ka folur për mënyrën se si ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla i shpëton drejtësisë dhe fitoi azil politik në Itali.

Çollaku ka theksuar se vendimi i drejtësisë italiane është jo vetëm një shfajësim të ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla por edhe një akuzë për drejtësinë shqiptare.  

Sipas gazetarit, nga një burimi kofidencial një natë para shpalljes së vendimit, ajo që ishte bërë gati nga procesi gjyqësor ishte pafajësi, por në mëngjes partia dhe ustallarët të cilët donin dënim të ish-Prokurorit të Përgjithshëm kanë çuar një vendim të gatshëm për ta lexuar dhe për ta shprehur ashtu siç ka ndodhur.

Çollaku: E para gjë që më vajti në mendje ishte se si ka mundësi që një drejtësi e pareformuar italiane rrëzon një vendim të drejtësisë së reformuar shqiptare.

Vendimi i drejtësisë italiane është jo vetëm një shfajësim të ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla por edhe një akuzë për drejtësinë shqiptare. Llallën e italianizuan duke i dhënë azil.

Kjo është një lajm i keq për drejtësinë shqiptare edhe në sensin e drejtësisë. Ne nuk kemi pasur 1 mijë prokurorë të përgjithshëm pasi këta janë institucione dhe këta njerëz duhet të jenë lektorë të drejtësisë më vonë.

Sipas një burimi kofidencial por të vërtetë, një natë para shpalljes së vendimit, ajo që ishte bërë gati nga procesi gjyqësor ishte pafajësi. Në mëngjes partia dhe ustallarët të cilët donin dënim të ish-Prokurorit të Përgjithshëm kanë çuar një vendim të gatshëm për ta lexuar dhe për ta shprehur ashtu siç ka ndodhur.

Filtri procedural i hetimit shqyrtimit dhe marrjes në konsideratë të provave që ka vendosur në dispozicion ish-prokurori i përgjithshëm kanë qënë bindëse. Mos të pandehim se ka gjetur miq Adriatik Llalla në Itali.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco