Albana Vokshi: Edi Rama është zhdukur nga ‘sytë-këmbët’

12:20, 14/02/2023
A+ Aa A-

E ftuar në Emisionin e Mëngjesit në Kafe Shqeto në Syri Tv ishte kryetarja e LDG, Albana Vokshi.

Vokshi është shprehur se kjo lëvizje e cilësuar dhe emërtuar si Revolucion Demokratik ka filluar dhe nuk do të ndalojë deri në arritjen e qëllimit kryesor largimin e qeverisë më të korruptuar që ka njohur ndonjëherë vendi.

"Ne e kemi paralajmëruar se dita e shtunë është vetëm hap[ja e një faze të re që lideri Berisha e ka përkufizuar me termin Revolucion demokratik. Mediat e majat u investuan ta cilëson si një dështim, sepse Rama nuk ra e shumë ide të tjera nga ato.

Revolucioni demokratik është paqësor dhe ka forma të ndryshme ku protestat nuk do të reshtin dhe në një takim sot në mesditë do të kemi shtjellime sa i përket protestave të tjera dhe mënyra e organizimit të tyre.

Në SPAK janë me dhjetëra dosje që presin në sirtarët e tyre dhe duke mos dhënë drejtësinë e merituar që mbahen peng gjykata me urdhra politik të Ramës.

Hapi i radhës është protesta e ditës së enjte dhe nuk është se do të mbyllet me këtë por ka filluar dhe nuk do të përfundojë më kjo lëvizje.

Seancat nuk janë më normale, protesta e djeshme kishte masivitet dhe do të vijojë e tillë derisa të zbatohet kushtetuta dhe rregullorja e parlamentit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco