Strazimiri: Nëse ky dhe ‘shokët’ do ishin tronditur për shpirtrat e shqiptarëve, do kishim një vend më të mirë

Strazimiri: Nëse ky dhe ‘shokët’ do ishin tronditur për shpirtrat e shqiptarëve, do kishim një vend më të mirë

12:12, 14/02/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së Gent Strazimiri ka ironizuar hipokrizinë e deputetëve socialist në seancën e djeshme të parlamentit, të cilët kërkuan që të respektohen 35 mijë viktimat e tërmetit në Turqi.

‘Nëse ky dhe "shokët" do ishin tronditur për shpirtrat e shqiptarëve, të grave dhe fëmijëve të masakruar në Tepelenë, Spaç, Savër, Grabjan, Qafë Bari etj., etj.... në 46 vjet komunizëm, ky do të ishte një vend më i mirë. 35 mijë viktimat e tërmetit në Turqi, janë vetëm gjysma e 74 mijë shpirtrave të mbytur nga duart e etërve të tyre...’, shkruan Strazimiri në Facebook.

Duke iu referuar deklaratës së deputetit të PS, Tonin Gogu, Strazimiri thekson se ‘këta janë thjeshtë spermatozoidë të deformuar, që vazhdojnë pjellin deformim!’

Postimi i plotë:

Nëse ky dhe "shokët" do ishin tronditur për shpirtrat e shqiptarëve, të grave dhe fëmijëve të masakruar në Tepelenë, Spaç, Savër, Grabjan, Qafë Bari etj., etj.... në 46 vjet komunizëm, ky do të ishte një vend më i mirë.

Por ky dhe "shokët" nuk pyesin për jetë fëmijësh e grash të pafajëshme sepse mbi eshtrat e shpirtrat e tyre, gjyshi e baba "bënë përpjetë tutje tëhu nëpër Tiranë"...

35 mijë viktimat e tërmetit në Turqi, janë vetëm gjysma e 74 mijë shpirtrave të mbytur nga duart e etërve të tyre...

Këta janë thjeshtë spermatozoidë të deformuar, që vazhdojnë pjellin deformim!!!

KAQ!

#ngrehuni_dhe_bjeruni

#qëndro_në_këmbë_demokrat #asnjë_hap_pas

✌️💪🇺🇲🇦🇱💪✌️

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco