Burimi: Drejtësia e ndërkombëtarëve ka dështuar, sot duhej një hetim për Ramën

12:04, 14/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit në Kafe Shqeto në Syri Tv ishte gazetari dhe pedagogu, Genc Burimi.

Burimi është shprehur se kjo qeveri qeveria largohet vetëm nga presioni i rrugës ose nga drejtësia, drejtësi që është bekuar nga ndërkombëtarët dhe që sot nuk po funksionon.

"Shumë eksponentë të opozitës janë shprehur se revolucioni demokratik nuk do të ndalojë. Kjo është një linjë shumë delikate për opozitën sepse e kërkon njëkohësisht të rrëzojë Ramën dhe pa rënë në kurthin e dhunës.

Pozicioni më klasik do të ishte bojkoti i parlamentit dhe institucioneve por ky është ezauruar. Është dhe opsioni i dhunës si në Ukrainë ku kishte dhe mbështetje perëndimore por kjo në vendin tonë është e vështirë dhe ajo që mbetet është të bëjë këtë që bëri në parlament duke bërë sa më shumë zhurmë të njëjtën gjë si në Francë me ish kryeministrin Francois Fillon duke e ndjekur nga pas kudo dhe t’ja nxinte jetën deri kur të largohej.

Metoda më e thjeshtë është që qëllimi kryesor të vihet një presion maksimal që drejtësia shqiptare të thërrasë Ramën nën hetim dhe ai të largohet nga pushteti pas skandaleve.

Europianët si brenda dhe jashtë veprojnë nën presion, gjithçka kështu fillon ose drejtësi ose presion rruge. Në Shqipëri drejtësia është e kapur edhe pse është vepër e perëndimorëve, sepse janë ata që na u shprehën se do të rregullohet jeta e qytetarëve, dhe ja ku jemi sot kur është një skandal i madh dhe drejtësia nuk vepron."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco