Pedagogët: Protestë më 22 shkurt përpara Universitetit Politeknik

Pedagogët: Protestë më 22 shkurt përpara Universitetit Politeknik

11:50, 14/02/2023
A+ Aa A-

Sindikata e Pedagogëve dhe Punonjësve të Universiteve ka vendosur të protestojë më 22 shkurt përpara Universitetit Politeknik të Tiranës për mospërmbushjen nga qeveria, të kërkesave me karakter ekonomik të bëra muaj më parë. 

"Qëllimi ynë është që studentët tanë të bëhen studiues të suksesshëm në rrugën e jetës. Qeveria po dëshmon se nuk i do studentët dhe me sa duket po e do këtë vend pa rini fare”, tha përfaqësuesi i sindikatës, Sandër Kovaçi në një deklaratë përpara Universitetit Politeknik.  

"Ndaj për të riktheksuar edhe njëherë vendosmërinë tonë për plotësimin e kërkesave të profesoratit dhe të punonjësve mbështetës, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka vendosur thirrjen e një proteste dhe tubimi kombëtar universitar, ditën e mërkurë, datë 22 shkurt 2023, ora 12:00, këtu përpara Korpusit qëndror të Universitetit Politeknik. Le të jetë ky një tubim i përbashkët dhe i studentëve edhe më gjërë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco