VIDEO-MESAZH/ Berisha: Revolucioni paqësor nuk dështon kurrë! FITON!

11:08, 14/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së Sali Berisha, e ka theksuar në fjalimet e tij së fundmi, cilësimin “revolucion paqësor” të vargut të protestave të nisura nga opozita për largimin nga pushteti të qeverisë dhe të kryeministrit Rama.

Berisha po ashtu ka sjellë në vëmendjen e qytetarëve protestues të kenë besim në fitore, sepse revolucion paqësor ishte ai që përmbysi diktaturën në Shqipëri dhe vendet ish-komuniste, madje edhe Mahatma Gandi me të tillë revolucion paqësor arriti të dëbojë kolonialistët nga India.

Në një videomesazh të shkurtër sot, Berisha thekson: "Revolucioni paqësor nuk dështon kurrë! Fiton"

“Një revolucion paqësor është një revolucion paqësor. Ata, të cilët shprehin dyshime dhe mosbesim në revolucionet paqësore demokratike në qoftë e bëjnë nga padija, u them të lexojnë, - thotë ai. - Me revolucion paqësor demokratik, jo në një ditë, as në pesë, as në dhjetë, as në një muaj, as në tre muaj, ne përmbysën diktaturën komuniste në Shqipëri, me votën e lirë.

Me revolucion paqësor demokratik , Mahatma Gandi përmbysi sistemin kolonial në Indi.

Me revolucion paqësor demokratik u përmbysën shumica e klikave komuniste në vendet ish-komuniste, përveçse në Rumani.

Duhet durim! Revolucioni nuk triumfon më një ditë! As me një muaj. Revolucioni paqësor nuk dështon kurrë. Fiton! Për këtë të jeni të sigurt!”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco