Berisha pret drejtuesit e Vatrës: PD do të jetë promotore e vlerave atlantike

Berisha pret drejtuesit e Vatrës: PD do të jetë promotore e vlerave atlantike

10:57, 14/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, postoi një mesazh pas takimit me drejtuesit e Vatrës. “Partia Demokratike do të jetë gjithmonë promotore e vlerave atlantike, të trashëgimisë së jashtëzakonshme dhe të fuqizimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA,” tha Berisha.

POSTIMI I PLOTE

Takim me drejtuesit e Vatrës!

Të dashur miq, dje pata një takim të përzemërt me presidentin e Federatës Panshqiptare Vatra, z.Elmi Berisha, zv.presidentin z.Alfons Grisha, aktivistët e saj zotërinjtë Anton Raja dhe Mond Rakaj.

Në këtë takim shfrytëzova rastin për të shprehur mirënjohjen time më të thellë ndaj Vatrës dhe vatranve për rolin e madh, mbështetjen e tyre të çmuar që i kanë dhënë kauzës së lirisë të shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë.

Përfaqësuesve të Vatrës u shpreha gjithashtu vlerësimin më të madh për angazhimin e tyre në kauzat me rëndësi për aktualitetin politik shqiptar, duke u garantuar se Partia Demokratike do të jetë gjithmonë promotore e vlerave atlantike, të trashëgimisë së jashtëzakonshme dhe të fuqizimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA.

Në këtë drejtim, gjatë takimit u shpreha përfaqësuesve të Vatrës mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike që bashkëpunimi mes shtetit Shqiptar dhe Vatrës të institucionalizohet dhe më tej duke konsoliduar e formalizuar një kuadër ndërveprimi, i cili shtron premisat për Vatrën dhe aksionin e saj në shërbim të kombit dhe për dhjetëvjeçarët e ardhshëm.

Takimi ishte i hapur dhe kaloi në frymën e mirëkuptimit të plotë.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco