Albin Kurti paralajmëron: Serbët e Veriut mund të ngrenë sërish barrikada dhe të sulmojnë policinë

Albin Kurti paralajmëron: Serbët e Veriut mund të ngrenë sërish barrikada dhe të sulmojnë policinë

09:33, 14/02/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Albin Kurti, ka paralajmëruar se bandat kriminale serbe në veri, mund të ngrisin përsëri barrikada, dhe të kenë sulme drejt Policisë së Kosovës, por do dështojnë.

Një gjë të tillë kryeministri e thotë se mund të ndodhë, si reagim ndaj autoriteteve kosovare për punën drejt sundimit të ligjit, referuar rastit të  shkatërrimit të tre laboratorëve ilegalë të drogës në veri, shkruan klankosova.

”Policia e Kosovës ka shkatërruar dje 3 laboratorë ilegalë të drogës në veri të Kosovës, një fitore e qartë për sundimin e ligjit. Bandat kriminale të sponsorizuara nga Serbia nuk do të ndalen para asgjëje – duke përfshirë barrikadat e armatosura dhe sulmet e dhunshme ndaj policisë – për të mbrojtur ndërmarrjet e tyre të paligjshme. Ata do të dështojnë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco