Mziu: Sot kemi çdo punonjës të administratës patronazhist, secili prej tyre duhet të sjellë 5 persona

Mziu: Sot kemi çdo punonjës të administratës patronazhist, secili prej tyre duhet të sjellë 5 persona

08:45, 14/02/2023
A+ Aa A-

Në “Drejt” në RTV Ora, Xhelal Mziu, Deputet i PD-së u shpreh se sot kemi çdo punonjës te administratës patronazhist.     

Ai tha se secili prej tyre ka nga 5 të tjerë që duhet të marrë nën patronazh dhe se të gjithë këta nuk guxojnë që të takohen me një deputet të PD-së.

Mziu: Në fakt patronazhistë mund të ketë përdorur çdo forcë politike, por të mos e unifikojmë me një patronazhist normal, sepse patronazhisti sot ka një funksion të jashtëzakonshëm. Sot kemi çdo punonjës të administratës patronazhist. Sot kemi 190 mijë të punësuar në administratën shtetërore.

Të gjithë këta nuk guxojnë që të takohen me një deputet të PD-së. Secili prej tyre ka nga 5 të tjerë që duhet të marrë nën patronazh. Ata i dinë më mirë se kush janë familjarët dhe se ku punojnë dhe kë duhet të fusin në punë, apo kujt duhet t’i japin hipotekën apo jo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco