VIDEO-SYRI TV/ Berisha: Hija e McGonigal endet në këtë parlament, asnjë nga ju nuk do shpëtojë nga gjykimi

17:57, 13/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në sallën e parlamentit është shprehur se asnjë nga të përfshirët në skandalin McGonigal nuk do të shpëtojë.

‘Këtu në parlament endet hija e McGonigal, i cili bashkëpunoi jo vetëm me Edi Ramën, por edhe me disa nga këta ministra e ministre’, tha kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në parlament.

Fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Me asgjë, me asnjë akt, me asnjë banalitet nuk mund të sfumoni skandalin e tmerrshëm në të cilin jeni përfshirë. Këtu në parlament endet hija e McGonigal, i cili bashkëpunoi jo vetëm me Edi Ramën, por edhe me disa nga këta ministra e ministre.

I cili mori përsipër si vrasës me pagesë të sulmojë opozitën, të shkatërrojë opozitën, i cili mori përsipër shumë e shumë veprime për të cilat kryetari juaj, një pjesë e juaj e mirë jeni dhe do të jeni në gjykim, në Shqipëri dhe SHBA.

Përsa i përket zonjës! Zonjë do të ju them një gjë unë ty; ty të duket të pëlqejnë ato që thotë Rama, por unë ato nuk i them kurrë, unë jam soj tjetër, edukatë tjetër, kështu që nuk kam si ta kuptoj unë reagimin tënd, përveç një dëshire që të dëgjosh nga goja ime ato që thotë kryetari yt edhe në këtë sallë parlamenti. Por ato nuk do ti plotësoj ndonjëherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco