VIDEO-SYRI TV/ Washington Post: McGonigal mori para për interesat e Ramës, dyshime për Reformën në Drejtësi

16:41, 13/02/2023
A+ Aa A-

Vijon jehona e skandalit Rama-Mcgonigal në mediat më prestigjioze të SHBA. Sot ‘Washington Post’ i ka kushtuar një artikull të gjatë kësaj dosje, ku thekson se ish-agjenti i FBI-së Charles McGonigal mori para për të çuar përpara interesat e kryeministrit shqiptar Edi Rama. Duke sjell në vëmendje edhe emrin e ish-agjentit tjetër Mark Rossini, ‘Washington Post’ shkruan se në këtë skenar ishin të përfshirë edhe ish-agjentë të tjerë. Kujtojmë që Rossini ishte shfaqur disa herë në mediat shqiptare dhe të huaja duke kritikuar aksionet e opozitës shqiptare.

Nga SYRI TV

Gazeta e njohur amerikane, ‘Washington Post’, shkruan sot se agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, ka marrë para për të çuar përpara interesat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Gazeta shkruan se Edi Rama është i zhytur deri në grykë në skandal me McGonigal. Por jo vetëm kaq, sipas saj, ky skandal mund të jetë një goditje për reformën në drejtësi në vend.

Një zëdhënëse e kryeministrit Edi Rama ka konfirmuar se ai është takuar disa herë më McGonigal. Gazeta shkruan se kjo histori korrupsioni e komplikon edhe narrativën e thjeshtë të dosjes ruse.

‘Në një deklaratë, Manjola Hasa, një zëdhënëse e Ramës, tha se kryeministri u takua me McGonigal disa herë, por u prezantua me Nezën nga McGonigal dhe nuk kishte njohuri për marrdhëniet mes dy personave. Sa i përket akuzave në aktakuzën e zotit McGonigal, ato nuk kanë asnjë lidhje me kryeministrin shqiptar apo ndonjë zyrtar shqiptar,’ tha Hasa.

Akuzat kundër McGonigal në Shqipëri në një farë mënyrë komplikojnë një narrativë të thjeshtë të një zyrtari të FBI-së të kthyer nga rusët, të cilën e kanë avancuar disa që kur janë shfaqur akuzat për punën e tij me Deripaskën.

McGonigal akuzohet se ka marrë para për të çuar përpara interesat e Ramës, ndërkohë që disa analistë po ngrinin shqetësimet për interesa ruse që po përpiqeshin të influenconin kundërshtarët e kryeministrit.

Sipas aktakuzës, McGonigal inkurajoi FBI-në që të hapte një hetim penal në vitin 2018 për një lobist amerikan që vepronte në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, opozita kryesore e Partisë Socialiste të Ramës.

Një pjesë e informacioneve kundër lobistit, thanë prokurorët, kanë ardhur nga Neza dhe e kanë origjinën në zyrën e Ramës.

Individi nuk përmendet në aktakuzë, por duket se përputhet me lobistin dhe ish-punonjësin republikan të Kapitolit, Nick Muzin, që u vu nën vëzhgim në të njëjtën periudhë pas një artikulli të marsit 2018 në ‘Mother Jones’, ku ngriheshin pikëpyetje nëse tarifat e tij të këshillit mund të ishin paguar nga një kompani me interesa ruse, duke nxitur një hetim në Shqipëri. Për këtë rast, nuk u ngrit asnjë akuzë.

Në një email, Muzin tha: ‘Nuk kam asnjë arsye të besoj se kam qenë viktimë e këtij hetimi të rremë. Por nëse do të isha, kjo është për të ardhur keq dhe shpresoj se drejtësia do të vihet në vend’.

Alfred Lela, një zëdhënës i Partisë Demokratike të Shqipërisë, e quajti pretendimin se McGonigal inkurajoi FBI-në të hapte një hetim penal ndaj një shtetasi amerikan, i cili po vepronte si lobist për partinë e Lelës, ‘një nga zbulimet më brutale’.

‘Ju keni FBI-në, një degë të nderuar të zbatimit të ligjit në SHBA, të përdorur për të kryer veprime të pista të politikës shqiptare,’ tha ai, duke shtuar se partia nuk është kontaktuar nga FBI për këtë akuzë.

Puna e McGonigal në Shqipëri solli në orbitën e tij ish-agjentë të tjerë.

Të dhënat e kompanive në Shqipëri tregojnë se në shkurt 2019- pesë muaj pasi McGonigal u tërhoq nga FBI- ai dhe Neza blenë secili 25 përqind të aksioneve në një firmë hetimore me bazë në vend, e identifikuar nga të dhënat e kompanive shqiptare si ‘Laë Office & Investigation’.

Një tjetër partner në firmë ishte Mark Rossini, një ish-agjent i FBI-së, karriera e të cilit në fushën e zbatimit të ligjit përfundoi kur ai u shpall fajtor për akses të paligjshëm në dosjet e FBI-së në vitin 2007, ne emër të të dashurës së tij aktore.

Rossini është rishfaqur vitet e fundit si një konsulent ndërkombëtar dhe ekspert për Shqipërinë, duke u shfaqur në intervista me mediat shqiptare për të paralajmëruar ndikimin rus mbi kundërshtarët politikë të Ramës.

Një person me njohuri për llogaritë e biznesit të Rossini-t tha se kompania shqiptare nuk kryente asnjë punë dhe nuk kishte asnjë klient.

Në gusht, Rossini u padit për korrupsion në një rast që përfshinte pagesa për guvernatorin e Porto Rikos. Ai është deklaruar i pafajshëm,’ shkruan gazeta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco