Berisha: Gjykata Kushtetuese u dorëzua para Rama-Veliajt, vendime e saj letra të vdekura

Berisha: Gjykata Kushtetuese u dorëzua para Rama-Veliajt, vendime e saj letra të vdekura

16:35, 13/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një fjalë para deputetëve, 30 minuta para nisjes së seancës parlamentare.

Kreu i PD-së solli në vëmendje vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar dhe faktin se ai vendim nuk u zbatua nga institucionet shtetërore.

Sipas Berishës, Gjykata Kushtetuese është dorëzuar para dyshesh Rama-Veliajt, dhe se vendime e saj letra të vdekura.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Gjykata Kushtetuese në mënyrën më të habitshme kapitulloi përfundimisht përpara Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Kërkesës së Aleancës së Qytetarëve për të qëndruar pas vendimit të saj, gjykata ju përgjigj në mënyrën më kapitulluese, nuk kemi mjete, nuk kemi lidhje, nuk kemi ç’bëjmë dhe vendimi ynë është një letër e vdekur.

Ky shtet në organigramë, në bordero ka president Republike, ka Polici Shteti, ka prokurori, të cilat në rastin më të parë janë të detyruar të qëndrojnë me të gjithë forcën e ligjeve në mbrojtje të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, që kanë vlerën e një norme kushtetuese, kurse këtu kanë normën zero. Këto vendime këtu janë letër e vdekur.

Këtu dominon vullneti i Edi Ramës, Erion Veliajt dhe bandidatëve që i paguajnë.

Solla këtë shembull për qytetarët që të kuptojnë se në çfarë gjendje katastrofike janë të drejtat e tyre në këtë vend. Për të gjithë atë të cilët bëjnë deklarata të blera ndaj këtij vendi. E vërteta është, kjo e ka katandisur këtë vend, në raport me shtetin ligjor, 4 vende nën Vietnamin komunist.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco