‘Komisioni parlamentar i shendetësisë për turp’, Vasili: Kanë fytyrë e flasin për rregulloren...

‘Komisioni parlamentar i shendetësisë për turp’, Vasili: Kanë fytyrë e flasin për rregulloren...

14:22, 13/02/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili/

Komisioni parlamentar i shendetësisë për turp.

Qeveria s'vjen të mbrojë as Projekt ligjet e veta dhe as Ministri as Zvministri i Mbrojtjes nuk duket gjekundi.

Nënkryetarja Klodiana Spahiu dhunon Rregulloren e Kuvendit dhe merr vendim personal që lloj lloj individesh të vijnë e të mbrojnë ligjet e qeverisë.

Neni 38 pika 3 e Rregullores së Kuvendit është asgjesues dhe detyron Ministrin apo Zvministrin të vijë në Komision.

Ja çfarë thotë Rregullorja

"Diskutimi në parim bëhet gjithmonë në prani të përfaqësuesit të Këshillit të Ministrave".

Por per rilindasit në Komision të Shendetësisë, Komisioni Parlamentar është si mbledhjet e Kooperativave në kohë të Partisë Punës.

E kanë katandisur Parlamentin si pazari i gjësë se gjallë dhe Kryetarja Lindita Nikolla rri e veshtron.

Dhe kanë fytyrë e flasin për Rregullore këta dhe dënojnë deputetetët e opozitës në emër të rregullores.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco