Thirrja/ Berisha: Sot në ora 5, ju ftoj të gjithëve para parlamentit, të dëgjohet zëri juaj në sallë dhe jashtë saj

Thirrja/ Berisha: Sot në ora 5, ju ftoj të gjithëve para parlamentit, të dëgjohet zëri juaj në sallë dhe jashtë saj

13:13, 13/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, ftoi sot qytetarët të jenë të pranishëm në protestën e orës 17:00 para Kuvendit të Shqipërisë.

“Të bashkohemi sot në ora 5, në një protestë të fuqishme para parlamentit shqiptar.

Kjo protestë, që shënon vazhdimin e revolucionit demokratik, ka për qëllim madhor, ngritjen e zërit, revoltën kundër dhunimit, kundër shkelmimit të interesave të 750 mijë zgjedhësve shqiptarë, të cilët me datën 25 prill, votuan për partitë opozitare.

Përfaqësuesit e 750 mijë qytetarëve, trajtohen në parlamentin shqiptar me praktika absolutisht staliniste, kriminale, të turpshme,” tha Berisha.

“Qytetarë dhe qytetare, zëri juaj dhe prania juaj ka rëndësi vendimtare për demokracinë në Shqipëri.

Duhet të bashkojmë forcat tona për t’i dhënë përgjigjen e merituar këtij regjimi që nuk meriton asnjë ditë.

Ju e shihini, ata që u strukën në vrima miu në datën 11 shkurt, ata që postuan video të regjistruara kohë më parë, tani dalin nga vrima e miut ku ishin futur dhe tallen me qytetarët.

Ky është morali i tyre, karakteri i tyre.

Ndaj dhe sot në ora 5, ju ftoj të gjithëve para parlamentit, të dëgjohet zëri juaj, në sallë dhe jashtë sallës, zëri i popullit opozitar,” theksoi kreu demokrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco