Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

FOTO/ Meta drejt sheshit të protestës: Apeli im, të gjithë të dëgjojnë zërin e popullit!

FOTO/ Meta drejt sheshit të protestës: Apeli im, të gjithë të dëgjojnë zërin e popullit!

12:32, 11/02/2023
A+ Aa A-

Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, nisi marshimin drejt sheshit të protestës disa minuta pas orës 12:00 për t’u bashkuar me mijëra qytetarë që janë duke pritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Gjatë rrugës, Meta dha një mesazh: “Dita me diell duket që në mëngjes thotë populli. Asgjë nuk e shpëton kourruptuesin e McGonigal. E rëndësishme është fillimi dhe është një fillim pa kthim. Rama është i rrëzuar e bën mirë të japë dorëheqjen sa më parë se ka tre javë që i fshihet parlamentit, ka rrëzuar veten se e di që është fajtor dhe s’do i shpëtojë llogaridhënies.  Ky është një fillim pa kthim, një ndryshim që do ndodhë me çdo çmim që Rama të ikë një herë e përgjithmonë e një orë e më parë nga zyra e kryeministrit që e përdhosur. Apeli im është të gjithë të dëgjojnë zërin e popullit”, theksoi Meta.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco