Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

Flamur Noka: O sot o kurrë, mega-skandali kap mega-skandalin pa kaluar 24 orë

21:52, 10/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në SYRI Tv ishte Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Noka është shprehur në studio se jemi në një kohë ku skandali kap skandalin dhe askush nuk e ka menduar se do të jemi përballë të paimagjinueshmes se kryeministri i një vendi punon jo për popullin por për të asgjësuar opozitën

"Ne jetojmë në një kohë ku skandali kap skandali dhe mega-skandali pa kaluar 24 orë kap mega-skandalin dhe të gjitha këto janë pjesë e një strategjie qeverisje dhe politike që drejtohet nga Edi Rama

Krye skandali që nuk imagjinohej se mund të ndodhte në një vend të botës, ndodhi. Askush nuk e kishte menduar dhe besuar që diku në një vend mund të ishte një kryeministër i cili në vend që të punonte dhe luftonte që të zhvillonte atë vend do ti vendoste objektiv vetes që të eleminonte opozitën dhe ish liderin historik të asaj partie ose opozita.

A ka argument më të madh që opozita të protestojë më shumë se ky skandal, sot jemi në kushtete e vetëmbrojtjes sepse aleati ynë strategjik ka kapur me presh në duar kryeministrin që përdorte mjete ekstra politike për ta asgjesuar dhe likujduar."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco