Vasili: Çdo deklaratë që vjen nga ndërkombëtarët në mbështetje të Ramës, është e paguar me para

21:34, 10/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI Tv ishte deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Vasili ka komentuar shkrimin e gazetës gjermane Bild ku hedh dyshime se Rama ka ndikuar me para të pista në politikën gjermane nëpërmjet Duçkës.

Me tej deputeti ka theksuar se nëse këto ditë ka ndonjë reagim nga ndërkombëtarët dijeni se janë të paguar nga kryeministri për interes të tij.

"Ky problem dhe skandal ka marrë dimension evropian, ndërsa sa i përket medieve amerikane ata e kanë ezauruar këtë çështje. Hapja e pistës gjermanë është një zhvillim i rëndësishëm dhe kam mbetur i habitur nga kontrasti mes linjave të qarta politike të CDU-s në atë kohë në pushtet ku u shprehnin me deklarata të çuditshme kundër rrymës zyrtare. Mark Haupman dhe karteli Sinalo dalin nga zyra së bashku me Duçkën.

Kjo do të thotë që edhe në raportin e politikës gjermane Rama është bazuar në teknikën  e korruptimit të asaj me para që të çajë në të gjitha kanalet që mund ta ndihmojnë në synimet e tij.

Hapja e kësaj piste tregon se raporti i Ramës me ndërkombëtar ishte vetëm në rrafshin e korrupsionit. Ai nuk ishte bazuar kurrë në parime dhe principe që kishin për qëllim zhvillimin e vendit por trafik i vazhdueshëm interesash dhe influencash që në momente të vështira dhe rënda që është përballur vendi dhe opozita ku denoncohen qindra dokumenta dhe shkelje flagrante ku ka bërë një punë që i takon drejtësisë. Këto situata të hapura dilnin ndërkombëtarë dhe mbështesnin Ramën.

Është e qartë që të  ketë një ekzaltim idiot të medieve të qeverisë mbi fshirjen e lajmit të Bild tregon se ka një hall të madh, fshirje që u përgënjeshtrua në moment. Raportin më të mirë me bindin e ka Rama ku u tërhoq nga gjyqi me ta pasi tha se i njoha dhe ishin djem të mirë, dhe të thuash tani se kjo nuk është serioze nuk më duket korrekte pasi kjo media ka dhënë prova se është serioze. Sa herë që të shikojmë ndonjë deklaratë këto momente që vjen nga ndërkombëtarët dijeni se është e paguar me para."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco