'Rama përdori McGonigal kundër Berishës'/ Gazetari i BILD: E thonë dokumentet e drejtësisë amerikane

19:54, 10/02/2023
A+ Aa A-

Gazeta e madhe gjermane, BILD, në një artikull 'bombë' këtë të premte, hodhi dritë mbi detajet e reja të megaskandalit Rama-McGonigal. 

Gazetari i BILD në New York, Herbert Bauernebel shkruan në artikull se Edi Rama përdori ish-zyrtarin e FBI për të shpallur non grata liderin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Një pohim të tillë, gazetari Bauernebel e bëri edhe gjatë intervistës ekskluzive për Syri Tv, me moderatoren Armela Ferko. 

Ai tha se një fakt i tillë, i përdorimit të FBI nga Edi Rama për të shpallur non grata Berishën, bazohet në dokumentet e departamentit të drejtësisë amerikane. 

Pjesë nga intervista

Armela Ferko: Ju hidhni dyshime se shpallja 'non grata' e Berishës ka ndodhur gjatë kohës që McGonigal ishte në detyrë. Çfarë dini më shumë rreth kësaj çështje?
Herbert Bauernebel:
Kjo është një fushë shumë interesante dhe i përket pjesës së tretë të akuzave kundër McGonigal dhe pasojave të mundshme me kryeministrin Rama. Kjo bazohet pjesërisht në dokumente prej Departamentit të Drejtësisë Amerikane dhe kërkimeve të gazetarëve këtu në SHBA. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco