Koka: Shkrimi i Bild një bombë, McGonigal ndërhyri për të shpallur non-grada Berishën

17:18, 10/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, me Armela Ferkon ishte gazetari, Bledian Koka.

Koka ka komentuar shkrimin bombë të Bild pasditen e sotme ku ka trajtuar skandalin McGonigal dhe ndërhyrjet e tij që të eleminojë kundërshtari politik të Edi Ramës, duke shpallur non-grata Berishën.

Image

Duçka dhe McGonigal dyshohet se kanë pasur lidhje me zyrtarë të lartë të politikës gjermane.

"Detajet e shkrimit dhe kryeartikulli i shkrimit është skandali MCGonigal shkund edhe Gjermaninë për shkak të aktivitetit të Dorian Duçës atje.

Kjo është për shkak të akivittet të Duçkës ku i cili përshkruhet si një njeri që ka lidhje me politikën gjermane por edhe duke punuar edhe si CEO i një kompanie kineze që kishte selinë në Berlin.

Ky lloj skandali prek disa vende dhe media gjer,mane si Bild e ka ngritur shqetësimin që ky skandal ku thuhen shumë gjera ngre shqetësimin se korrupsioni i zyrtarit të lartë të Amerikës mund të ketë futur hundët te politika gjermane.

Shkrimi i Bild nis më kryefjalën e saj se shpallja Nongrada i Berishës ka ndodhur gjatë kohës kur McGonigal ishte pjesë e administratës të FBI. Për gazetën Bild ky shkrim është bërë  nga dy gazetar që kanë shqyrtuar provat hetimore.

Një nga foto kryesore që përdor  Bild është e takimit të kancelarit Olaf Shcolz në takimin e presidencës europiane në Tiranë. Sipas Bild Rama ka takuar disa herë agjentin McGonigal ku më pas ai u pajis me licenca dhe koncesione nga qeveria dhe këta e ngrenë si alarm.

Nga mediat ndërkombëtare theksohet se shpallja nongrada e kundërshtarëve vjen nga bashkëpunimi i Ramës me McGonigal duke e shpërblyer atë me koncesione."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco