VIDEO-SYRI TV/ Protesta e 11 shkurtit, Berisha: Deputetët e PD-së janë të mirëpritur

16:55, 10/02/2023
A+ Aa A-

Një ditë para protestës kombëtare të 11 shkurtit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ky tubim ka një interes të madh jo vetëm në Shqipëri, por edhe në SHBA dhe vendet e BE-së. Nga selia blu, Berisha denoncoi praktikat që Rama ka përdorur me McGongial kundër ish-presidentit Ilir Meta për çështjen Tom Doshi. Lideri i opozitës bëri me dije se Rama ka përdorur McGonigal edhe që të përjashtojë prokurorët nga sistemi i drejtësisë, ndërsa i bëri thirrje kreut të SHISH mos të bëhet palë me qeverinë.

Nga SYRI TV

‘Kjo është protesta, në të gjithë memorien time që ka zgjuar interesin më të gjallë, jo vetëm në Shqipëri, ku në të gjitha qytetet, fshatrat, rrugicat, rrugët, kafenetë, klubet, restorantet nuk flitet për gjë tjetër veç se për këtë protestë, por interes të madh në mbarë botën, veçanërisht në SHBA dhe vendet e Europës’.

Kështu u shpreh lideri i opozitës Sali Berisha 24 orë para tubimit të së shtunës. Në konferencën me gazetarët, Berisha deklaroi se kjo do jetë një protestë ku qytetarët do ti përgjigjen një prej skandaleve më të mëdha, atë të korruptimit që kreu i qeverisë Edi Rama, i ka bërë ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles Mcgonigal.

Berisha denoncoi edhe praktikat që Edi Rama ka ndjekur kundër ish-presidentit Ilir Meta për çështjen me Tom Doshin. Lideri demokrat akuzoi Ramën se për këtë skemë ka përdorur ish- ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila sipas tij nuk ishte hetuese.

Sali Berisha bëri me dije faktin se Rama ka përdorur Mcgonigal për të përjashtuar nga sistemi i drejtësisë prokurorët që hetuan ish-ministrin Tahiri si dhe të tjerë.

Berisha akuzoi Ramën se po shkatërron Shërbimin Informativ Shtetëror, si dhe paralajmëroi kreun e këtij isntitucioni që mos të bëhet palë me qeverinë.

Për skandalin me McGonigal, Berisha theksoi se Edi Rama duhet të dënohet me 20 vite heqje lirie, pasi korruptoi ish zyrtarin e lartë të FBI me qëllim asgjësimin e opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco