A ka punuar Meta për të shpallur Ramën non grata në Kinë?!

A ka punuar Meta për të shpallur Ramën non grata në Kinë?!

15:43, 10/02/2023
A+ Aa A-

Në një kohë kur skandali McGonigal, është në kulmin e tij dhe çdo ditë e më shumë po shpërfaqen lidhjet korruptive të Edi Ramës dhe pagesave të tij, për të luftuar Partinë Demokratike dhe opozitën, mediat që mbështesin kryeministrin e Shqipërisë, po mundohen që të nxjerrin copëza takimesh për të përlyer drejtuesit e opozitës.

Sot disa media që janë të kapura nga Rama kanë publikuar një foto të vitit 2013 të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta me Agron Nezën dhe një delegacion kinez. Vlen të theksohet se, vëllai i Agron Nezës, i ndjeri Agim Neza ka qenë zëdhënës i Ilir Metës në vityet 2002-2003, kur ky i fundit ka qenë ministër i Jashtëm.

Por të kthehemi tek fotoja e cila është bërë një restorant në Tiranë, kur në atë kohë Kina megjithatë llogaritej si partner global edhe për perëndimin dhe investonte edhe në Amerike.

Tensionet kanë filluar në vitin 2019, kur Trumpi vendosi në listë të zezë kompanitë kineze, dhe janë ashpërsuar në vitin 2022 me luftën në Ukrainë dhe çështjen e Taivanit.

Këta që përpiqen të nxjerrin sot probleme nga takimi me ambasadorin kinez në 2013, thjesht perpiqen të mbulojnë faktin se Rama ka mbajtur një regjim pa viza për Rusinë në muajt kur masakroheshin ukrainasit, dhe ka bërë marrëveshje pa viza me Kinën tani kur Amerika e sheh si problemin numër 1.

Dhe problemi kryesor, që nuk e mbulojnë dot me asnjë foto nga takime shumë normale për kohën kur janë bërë, është negocimi që Rama ka bërë me zyrtarë amerikane të korruptuar nga Rusia, me synim shitjen e burimeve energjike shqiptare, por edhe me synim baltosjen dhe pengimin e opozitarizmit.

Të takohesh me zyrtarë e diplomatë të huaj nuk është gabim, përkundrazi është detyrë. T’i korruptosh ata është krim, dhe këtë po e diskuton sot gjithë perëndimi për Edi Ramen, për fatin e keq të Shqipërisë.

E pas kësaj fotoje, disa prej analistëve dhe medieve të Ramës mund të pyesin në mënyrë naive, a ka punuar Ilir Meta për të shpallur Edi Ramën non grata në Kinë?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco