‘Deputetët në shesh me qytetarët’/ Korreshi: Kam besim te bashkimi i PD për zgjedhjet e 14 majit

‘Deputetët në shesh me qytetarët’/ Korreshi: Kam besim te bashkimi i PD për zgjedhjet e 14 majit

15:39, 10/02/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi bën të ditur se po bëhen diskutime mes dy grupimeve të demokratëve për zgjedhjet vendore të 14 majit.

I ftuar nga “Panorama TV”, Korreshi shprehet i bindur do të arrihet bashkëpunimi mes palëve për zgjedhjet lokale.

Deputeti demokrat ka treguar se në protestën që do të zhvillohet nesër (11 shkurt), do të jenë të pranishëm pjesa më e madhe e deputetëve demokratë sëbashku me qytetarët.

Korreshi: Duhet protestuar çdo ditë, do jem patjetër në protestë. Pjesë më e madhe do jetë në shesh e deputetëve, bashkë me qytetarët.

Kemi rritjen e çmimeve, rritjen e naftës. Dalin mijëra tonë naftë nga ky vend pa asnjë adresë. Dilet në protestë për ato bordet famëkeqe. Jemi për çdo shqiptar që lë Shqipërinë, që kalon me gomone drejt Anglisë. Ta quajmë p;ër ato spitale që vuajnë dita ditës.

Ky shtet nuk ka krijuar ato shkolla, bëhet vetëm si koshere bletësh për të vjedhur ato tenderat. Mungon cilësia e mësimdhënies, mungon ngrohja në shkolla. Si mund të mësojë ai fëmijë ku nuk ka tualete. Është një skenar makabër se çfarë po ndodh në Shqipëri. Një ministër që çështjen e korrupsionit e ka nisur që prej vitit 2000. S’kanë lënë gjë pa kapur nga ky sistem. Këtu ka pasiguri.

Ose siç shohim aplpikacionin “Aktiv1st”. Me terror merren kryetarët e rretheve merren dhye u thonë që s’ke qenë aktiv sot për të bërë like dhe komente. Luajnë me bukën e qytetarëve.

Pyetje: E shihni problemin vetëm tek përccarja në PD? Kemi një mazhorancë në mandatin e tretë.

Korreshi: Përçarja e brendshme është si makina që nuk merr gaz. Është duke ecur në marshin e parë gjithë kohës. Ka njerëz që zgjedhin të ikin, patjetër që faji kryesor është i opozitës. Pjesë të fajit më saktë kemi ne. Që të përçojmë besimin që ne do bëjmë më mirë se këta, të ndryshojmë çehren, pjesë e fajit jemi dhe ne. Mendoj se nuk e kemi mentalitetin që të formojmë një forcë të re politike. Në 6 mars, opozita e përçarë nuk prodhoi shpresë apo pjesëmarrje të njerëzve.

Pyetje: Opozita është në këto kushte edhe në zgjedhjet e 14 majit. Duket se është tejkaluar konflikti brenda PD-së?

Korreshi: Kam qenë në të gjitha protestat, përveçse atëherë kur u godit Berisha. Jo vetëm unë por edhe kolegë të tjerë. Ne armikun kryesor nuk kemi Berishën, por Edi Ramën. Ne ndajmë në opinion se si do ecë kjo parti, por objektiva kryesore është Edi Rama. Ne merremi me korrupsionin që ndodh në organet qeveritare. Po diskutojmë drejt një bashkëpunimi për zgjedhjet e 14 majit. Unë jam besimplotë në këtë pjesë, besoj se do ndodhë. Kam besim në çdo deputet të të dyja palëve.

Ka hapa konkretë. Drejtuesit kryesorë janë takuar. Po takohen përditshmërisht në ambientet e Kuvendit. Duhet gjetur vetëm mekanizmi i duhur për të na çuar në bashkëpunimin në zgjedhjet e 14 majit. Hiqet ajo “mburoja” nëse mesazhi vjen nga qendra për të dalë me një kandidat të vetëm. Sot e shoh me një tjetër gjë, me çfarë shoh këto tre javë. Do ketë surpriza të bukura për demokratët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco