BOMBA e gazetës më të madhe në Europë/ BILD: Rama përdori FBI-në për të shpallur Berishën non-grata në SHBA

BOMBA e gazetës më të madhe në Europë/ BILD: Rama përdori FBI-në për të shpallur Berishën non-grata në SHBA

15:26, 10/02/2023
A+ Aa A-

Gazeta më e madhe gjermane BILD shkruan ditën e sotme se Edi Rama ka përdorur FBI-në për të shpallur ‘non grata’ Sali Berishën.

Sipas gazetës më të madhe europiane, Rama ka aktivizuar shefin e kundërzbulimit të zyrës së Nju Jorkut, Charles McGonigal për të hetuar dhe ndikuar në shpaljjen 'non-grata' të Sali Berishës.

“FBI-ja hetoi ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha dhe SHBA e futi atë në një listë që nuk lejon udhëtimet. Dyshimet janë se njeriu i FBI-së, Charles McGonigal, i tërhoqi fijet në emër të të afërmve të Ramës”, thekson gazeta.

“Thuhet se McGonigal është aktivizuar edhe politikisht për mjedisin e Edi Ramës: njeriu i FBI-së jo vetëm ka marrë ryshfet, por ka iniciuar edhe hetime nga DBI kundër kundërshtarëve politikë të Edi Ramës.

Goditës është fakti se gjatë kësaj kohe, ka pasur hetime dhe ndalim hyrje në SHBA për ish-presidentin dhe konkurrentin e Ramës, Sali Berisha.

Mesa duket falë edhe McGonigal, i cili po hetonte një shtetas amerikan që kishte lobuar për partinë opozitare shqiptare.

Shoku i Ramës, Dorian Duçka, i cili nuk mund të kontaktohej nga BILD, thuhet se ka ndihmuar në identifikimin e dëshmitarëve në Evropë kur nisi hetimi”, shkruan BILD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco